10:20 / 30 June 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se qëndrimi i saj për veteranët nuk ka ndryshuar tash e gjashtë vjet.
Ajo tha se veteranët meritojnë respektin për lirinë, ndërsa ata që kanë mashtruar me lista, duhet të ndiqen penalisht.
“Veteranët e vërtetë duhet dhe meritojnë t’u mbrohet dinjiteti, që të kenë pensione, siç edhe e meritojnë për kontributin që kanë dhënë për lirinë tonë.
Në të njëjtën kohë duhet të ndiqen penalisht të gjithë ata njerëz që kanë lejuar keqpërdorimin e asaj që është e shenjtë, duke lëshuar certifikata të veteranëve për njerëz që kurrë nuk kanë pasur asnjë lidhje me luftën. Në këtë mënyrë, më së shumti i kanë dëmtuar veteranët e luftës”, u shpreh Osmani, tha ajo në KTV.