Lajme

Vlora Çitaku, Kosovës i dilet zot çdo ditë, ka kaluar kohën kur UÇK e keni përdour për vota

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:32 / 12 February 2024

NGA: FATON MEHMETI

Qeveria e Kosovës, në vigjilje të përvjetorit të gjashtëmbëdhjetë të pavarësisë së Kosovës, ka publikuar logon dedikuar 17 shkurtit të emëruar “Kosovë ne të dalim Zot”.

Zakonisht, ka qenë një traditë e respektit të logovo nga partitë politike, pakt i pashkruar e që këtë radhë nuk u respektuar nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. E mllefosur për mjerimin e ndodhur të opozitës, Vlora Çitaku nuk u përmbajt nga ‘edukata’ politike duke përdorur UÇK si levë politike për të sulmuar kundërshtarin politikë.

Nuk është e panjohur kjo praktikë nga PDK, në fakt për 20 vjet e kanë përdor UÇK për vota, pasi kanë ardhur në pushtet në emër të saj janë pasuruar, kanë përfituar lluks e pasuri.

Vlora, shpesh mundohet të shfaqët e moderuar, në disa raste është shprehur se “Partia Demokratike e Kosovës ndonëse e ka në ADN-në e saj politike Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nuk e ka monopolin mbi mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

Atë duhet ta bëjë secili”. Derisa në anën tjetër figurat e larta të PDK i lidh pashmangshëm me UÇK-në duke thënë se në Hagë po mbahën ” ata që përfaqësojnë UÇK-në”, kur i duhet për ligjerim publik e përdor sipas interesit.

S’ka dyshim se Kosovës gjithnjë i kanë dal zot njerëzit e saj, dhe do të ketë gjithnjë. Nuk i dilet zot Kosovës vetëm një herë, por gjithmonë.

Nuk mund të vjedhësh atdheun e të fshihesh pas UÇK-së, nuk ka mbaruar kontributi për vendin vetëm gjatë luftës. Çdo ditë mbrohet Kosova, si nga apetitet e Serbisë dhe hajnat e brendshëm që nuk ngopëm kurrë me hajni.

Vlora, dihet se në politikë ka ardhu nga afërsia me Thaçin, e zonja për oratori, por jo edhe për të qenë e drejtë në gjykim e për ta parë realitetin më sy. Narracioni i saj pa argument, por me inatin e gjykimit shpërfaq mjerimin e  saj dhe të PDK ku ndodhën. Koha kur UÇK është përdor si kartë krediti për pushtetka marrë fund, sa më parë të kuptojë këtë Vlora e PDK është më mirë për vet ata.

Skoraj vsi pri pripravi zdravih jedi pretiravamo z oljem, zato okus svežih sestavin hitro izgine. To temo je vredno podrobneje raziskati. kozarec zelja Kako pripraviti sočen piščančji kolač Večina pozabi dodati to sestavino kako ohraniti hrustljavo skorjo majhen trik za gladko čokoladno glazuro Ko voda zavre, sol pride pozneje se je motna slanica malo prezrta sestavina za sočne zavitke pečen ali ocvrt krompir z enim trikom Kako pripraviti okusen obrok, ki bo hkrati lahek in hranljiv? Izberite sveže sezonske sestavine, dodajte dovolj zelenjave ter uporabite zmerno količino kakovostnih maščob. Tako bo jed preprosta, uravnotežena in polna okusa.