Komentatori politik, Arton Demhasaj në Politiko tha se nuk sheh të nevojshme mbajtjen e zgjedhjeve të reja në këtë periudhë, duke theksuar se situata aktuale politike nuk e justifikon një proces të tillë.
Demhasaj tha se zgjedhjet e shpeshta nuk janë zgjidhje për problemet politike dhe institucionale në vend, por përkundrazi mund të krijojnë paqëndrueshmëri dhe bllokada të vazhdueshme.
Ai u shpreh se, në rrethanat aktuale, zgjedhjet më së shumti do t’i konvenonin kryeministrit Albin Kurti, pasi ai është në pushtet dhe ka kontroll mbi ekzekutivin dhe shpërndarjen e buxhetit.
“Njeriu që më së shumti i konvenojnë zgjedhjet, madje edhe disa herë brenda vitit, është Albin Kurti, sepse është në pushtet, është në krye të Qeverisë dhe është duke e shpërndarë buxhetin,” tha Demhasaj në Politiko.