Lajme

Lushtaku: Albin Kurti s’ka pasur qëllim ta zgjedhë Presidentin që nga fillimi!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:23 / 18 April 2026

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim lushtaku.

Ai ka folur në lidhje me situatën aktuale politike në vend dhe çështjen e Presidentit.

Ai tha se Albin Kurti s’ka patur qëllim ta zgjedh Presidentin që nga fillimi.

“Absolutisht nuk besoj se Kurti ka pasur nga fillimi qëllim që të zgjedh Presidentin e Kosovës. Prej fillimit, ideja e tij, në bazë të veprimeve të tij politike është që të zvarrisë këtë proces sa më shumë që ai pastaj të dal me një arsyetim para publikut…’Ja shikoni nuk po më lejojnë me zgjedh edhe Presidentin edhe pse i kam 51%. Ne nuk ja mohojmë fitoren 51%, edhe pse kemi dyshime edhe në këtë proces, por Kushtetuta e parasheh që të ketë 2/3 për me zgjedh Presidentin. Si e lejon me 51% me e zgjedh edhe Presidentin, është hipokrizi me kërku me i zgjedh të gjitha pozicionet shtetërore me 51% derisa në demokraci ka kompromise që të ketë një jetëgjatësi dhe stabilitet edhe politik edhe ekonomik në vend” tha Lushtaku në Blic Interview raporton “GazetaBlic”.