Lajme

Kosova sërish drejt zgjedhjeve: 7 qershori si moment vendimtar politik

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:01 / 4 May 2026

Pas një muaji Kosova sërish do të shkoj në zgjedhje. 7 qershori do ta gjej Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme, për të zgjedhur qeverinë e re, e më pas edhe presidentin e ri.

Këto janë zgjedhje e treta pas atyre të 9 shkurtit të vitit të kaluar. As zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk sjellën zgjidhje.

Profesori dhe kryetari i degës Guxo në Suharekë, Astrit Sahitaj, thotë se Kosova po shkon në zgjedhje në një moment vendimtar për qytetarët.

“Kosova po shkon sërish në zgjedhje në një moment vendimtar, ku qytetarët do të përballen me një zgjedhje të qartë: mes vazhdimit të reformave shtetndërtuese dhe rikthimit të një mentaliteti politik që për vite me radhë ka prodhuar korrupsion, kapje të shtetit dhe stagnim institucional”, thotë Sahitaj.

Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti ka dëshmuar se është e mundur të qeveriset ndryshe, me theks në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sovranitetit shtetëror.

“Vendosja e rendit në veri, rritja e transparencës dhe orientimi drejt politikave sociale janë dëshmi konkrete të një qasjeje të re qeverisëse”, thotë ai.

Image

Astrit Sahitaj

Prof. ass. dr. sc. Astrit Sahitaj thotë se në anën tjetër, opozita vazhdon të mbetet pa një alternativë të qartë programore.

“Retorika e saj shpesh reduktohet në kritika të përgjithshme, pa ofruar zgjidhje konkrete për problemet reale të qytetarëve. Më shqetësuese është se një pjesë e saj nuk ka reflektuar ende për gabimet e së kaluarës, të cilat kanë dëmtuar dhe dëmtojn rëndë besimin qytetar në institucione”, vlerëson ai.

Profesori Sahitaj e vlerëson këtë moment si reflektim kolektiv, për ndërtimin e një shteti funksional ose rikthimin e praktikave që kanë dobësuar shtetin.

“Si historian dhe si përfaqësues i subjektit politik Guxo, e shoh këtë proces zgjedhor si një moment reflektimi kolektiv: a do të vazhdojmë me ndërtimin e një shteti funksional dhe të drejtë, apo do të lejojmë rikthimin e praktikave që e kanë dobësuar shtetin tonë?

Pritshmëritë e mia janë që qytetarët do të bëjnë një zgjedhje të matur dhe do të mbështesin vazhdimin e reformave, duke i dhënë Kosovës stabilitet, dinjitet dhe zhvillim të qëndrueshëm”, thotë Sahitaj.