Lajme

Vjosa Osmani: Heroina Fahrije Hoti, deputete e Kuvendit pas 7 Qershorit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:07 / 4 May 2026

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Fahrije Hoti do t’i bashkohet angazhimit politik dhe pritet të jetë pjesë e Kuvendit pas 7 qershorit, raporton GazetaBlic.

Osmani e ka cilësuar Hotin si “heroinë të gjallë”, duke vlerësuar rolin e saj si mbështetëse e grave dhe kontributin për Krushën dhe gjithë Kosovën. Ajo theksoi se bashkimi i tyre bazohet në vlera si puna e ndershme, integriteti dhe e vërteta.

Sipas Osmanit, këto parime janë dëshmuar edhe në përfaqësimet ndërkombëtare, ndërsa shprehu besimin se rrugëtimi i përbashkët do të vazhdojë me sukses.

Postimi i plotë:

Një heroinë e gjallë në Kuvendin e Kosovës!

Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë.

E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën – e pas 7 qershorit, Fahrije Hoti, deputete e Kuvendit, në përfaqësim të secilit prej jush.

Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën.

Këtë forcë e kemi dëshmuar bashkë edhe përballë Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit, në Parlamentin Evropian dhe kudo tjetër — me dinjitet, me të vërtetën tonë, me zërin e grave që nuk heshtin.

Do ta dëshmojmë sërish, bashkë.

Na priftë e mbara, e dashur Fahrije! ♥️

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FVjosaOsmaniMP%2Fposts%2Fpfbid02JJkFzkuwifNn14wj1xQMsKvZVJM5hfjtdDEyvrpqLuCrVnGiu9yPRkZXAiu88CFQl&show_text=true&width=500