Lajme

Të mjerë janë ata që ende mbështesin Hashim Thaçin dhe Edi Ramën!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:47 / 26 June 2022

Në gusht të vitit 1973, një tentativë e dështuar për të grabitur bankën “Kreditbankën” në Stokholm të Suedisë përfundoi në marrjen peng të katër nëpunësve nga grabitësit e armatosur. Pas gjashtë ditë tratativash të policisë suedeze me pengmarrësit, kriza u zgjidh kënaqshëm dhe pengjet u liruan të padëmtuar – po të përjashtojmë sjelljen e tyre të çuditshme në ditët, javët dhe muajt pas këtij incidenti.

Viktimat e këtij akti të rëndomtë terrorist, ndërsa mbaheshin të burgosur në një bodrum të bankës, u lidhën shpirtërisht me kriminelët që i mbanin peng, deri në atë pikë sa të tregonin mirëkuptim për arsyet e këtij akti e më pas, të përpiqeshin të siguronin ndihmë financiare për të paguar mbrojtjen ligjore të ish-xhelatëve të tyre dhe të dilnin në gjyq për të dëshmuar në favor të grabitësve. Kësaj ngjarjeje i nënshtrohet një paralelizëm me shqiptarët dhe ngjarjet e fundit në Turqi. Derisa shqiptarët si në Shqipëri e Kosovë, por edhe më gjerë dikur shquheshin për trimëri dhe mosnënshtrim , në Shqipëri që nga viti ’97 e në Kosovë nga 2008 luajnë rolin e viktimës së akomoduar ndaj regjimit.

E vetmja ” lumturi” është të bashkëjetosh me xhelatin

Derisa pushteti është xhelati dhe populli është viktima çuditërisht ekziston një “dashuri” e pashpjegueshme e viktimave ndaj xhelatit. Sipas psikologëve, mjaftojnë pak kohë që viktima të fillojë të ndjejë simpati ose mirëkuptim për xhelatin. Kjo është shpjeguar me adoptimin nga ana e viktimës e një strategjie pothuajse instinktive për të mbijetuar, duke ia bërë qejfin personit që i ka jetën në dorë dhe duke u identifikuar me këndvështrimin e tij ndaj botës.

Gjithashtu, në viktimat, frika fillestare nga xhelati shndërrohet gradualisht në mirënjohje, që ky po ua “shpëton” jetën. Kjo e dhe “justifikon” habinë e ngritur nga disa se si është e mundur që populli të votojë njerëzit që i kanë bërë dëme vendit duke e ngritur në piedestalin e heroit. Fatkeqësisht në dy shtete shqiptare, Shqipëri e Kosovë, disa nga figurat qendrore në krye të dikastereve shtetërore kanë qenë(në Kosovë), deri në Shqipëri janë njerëz të inkriminuar në krim dhe korrupsion, ndërkohë që populli ende i voton me motivacionin se “s’ka më të mirë”.

Përtej kësaj mbizotëron Sindroma e Stokhomit, që tek shqiptarët ka gjetur rehatinë duke u mishëruar me të dhe të bëmat e tyre. Rasti i fundit i para disa kohësh me tentativën e dështuar në Bruksel për ndarje të Kosovës me hartat në duart dhe thikat mbi to, me disa që ishin pro saj vetëm se lideri i preferuar i tyre ishte në ballë shpjegon më së miri se janë bërë dëme psikologjike të dhunës totalitare ndaj tyre ose edhe ndaj popullsisë në përgjithësi, që bashkë- jetonin me këtë regjim. çdo kush që mundohet të dalë nga kjo sindromë ndëshkohet, si e vetmja “lumturi” është të bashkëjetosh me xhelatin.

Kishte politikanë që flisnin për ndarje të Kosovës. Edhe në këtë ngjarje shqiptarët u përfshin aq shumë nga dashuria e pashpjegueshme e Thaçit dhe Ramës, sa disa i adhurojnë deri në piedestal. Kjo është aq absurde sa askush s’po mundet ta kuptojë nga kjo dashuri ndaj njeriut që (ishte) është totalitar në udhëheqje, që bukizon çdo njeri që shpreh mendim kundër tij, mbase kësaj i shtohet edhe mania për të dashur të qenë mbizotërues.

Thyerja psikologjike e shqiptarëve nga regjimet e huaja kanë ndikuar aq shumë tek ata, sa iu ka humbur sensi i dallimit se cili është xhelati e cila viktima. Metodat e torturës psikologjike dhe fizike, të kolauduara prej shekujsh, kanë për synim pikërisht të thyejnë individë psikologjikisht normale, të cilët përbëjnë shumicën. Duke arritur këtë xhelati shtrin pushtetin dhe kënaqet me dashurinë që ia servojnë viktimat.

Është fakt që rrethanat e lartpërmendura gjenerojnë një përgjigje psikologjike të tipit të Sindromës së Stokholmit, duke qenë tipike për jetën nën regjimin policor të diktatorëve dhe kanë ndikuar në masë të madhe në “dashurinë” e popullit për xhelatët totalitarë. Shqiptaret kanë nevojë të çlirohen nga kjo sindromë, për të parë të vërtetën ashtu siç është.