Lajme

Zbardhen prapaskenat – ja si dështoi plani për rrëzimin e qeverisë Kurti!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:54 / 1 October 2022

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka vendosur që të pezullojë grevën.

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj tha se pezullimi i grevës do të vlejë deri në janar të vitit të ardhshëm dhe se kërkesat e tyre mbetet të njëjta.

Ai madje ka bërë thirrje që Qeveria t’i realizojë kërkesat a tyre.

Përderisa të premten SBAShK-u përmes një postimi në Facebook ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës, më së largu deri në janar 2023, janë deklaruar 11.809 ose 54.88%, ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, ka komentuar pezullimin e grevës së SBAShK-ut.

Ai në një shkrim dërguar “Bota sot” u shpreh se kjo grevë nuk do duhej të mbahej fare.

Sipas tij, kjo grevë kishte qëllime politike të opozitës, ku si synim ishte rrëzimi i qeverisë.

Image

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj

“Krye shkatërrimtari i arsimit në Kosovë, Rrahman Jasharaj sot paska lajmëruar se ndërpritet greva dhe mësimi fillon më 3 tetor. Kjo grevë edhe nuk ishte dasht të ndodhte fare, sepse askush nuk ka të drejtë të luajë më fëmijët tonë dhe ardhmërinë e tyre.

Por, këtë grevë më parë gjatë verës e kishte paralajmëruar opozita e Kosovës në bashkëpunim me Lista Srpska, që s’ka të bëjë fare me problemet në arsim, por me ato politike duke theksuar vazhdimisht se qeveria do të bie në shtator.

Kjo do të thotë se sindikata i ishte nënshtruar qëllimeve politike të opozitës për rrëzimin e qeverisë”, deklaroi profesori.

Mirëpo, Maxharraj tha se fatmirësisht ky komplot i sindikatave dhe opozitëz dështoi, ndonëse plani i tyre për rrëzimin e qeverisë ishte në linjë të njëjtë me interesat e Serbisë.

“Megjithatë, komploti i don-kishotëve sindikal dhe të opozitës dështoi mjerueshëm dhe turpshëm. Greva ishte vetëm një sabotim për qeverinë Kurti II, për interes meskinë të opozitës donkishotiane dhe shumë të mjerë, që interesat e tyre ishin në dakordim të plotë me ato të Serbisë, që nuk e duronin qeverinë Kurti e cila për këtë kohë sa ishte në pushtet ia nxiu jetën Vuçiqit, duke e detyruar të ‘flasë’ me vetën.

Për ditët e humbura gjatë grevës duhet të përgjigjen ata që arsimin e katandisën në grevë, kerët donkishotian duhet të hetohen, bile edhe të përgjigjen penalisht, sepse askush nuk ka të drejtë t’i lë nxënësit në rrugë, ata më së paku janë fajtor.

Kurse, pagesa e arsimtarëve për ditët e humbura duhet të jetë barrë e vetë atyre matrapazëve sindikal që e organizuan grevën, jo e shtetit. Ata kanë mjete të bollshme nga anëtarësia e saj”, theksoi ai.

Më tej, profesori potencoi faktin se fusha e arsimit përballet me probleme dhe dështime të mëdha.

Fajtorë për gjendjen aktuale në arsim, ai i la partitë opozitare, të cilat në të kaluarën qeverisën me vendin për vite të tëra.

“Dihet se arsimi ka probleme dhe dështime të mëdha, dihet gjithashtu se këto janë rrjedhoj e vetë opozitës kur ishin në pushtet, kur arsimin e shkatërruan në themel si për të ardhur gjynah, kur sot nxënësit janë aq të dobët sa që nuk dijnë mirë ta shkruajnë as emrin e vetë, kurse në garat ndërkombëtare siç është PISA janë të fundit bile edhe pas Bangladeshit.

Arsimit i duhet një reformë e re, arsimi duhet të pastrohet, aty nuk kanë vend për arsimtarët qe s’janë arsimdashës.

Arsimit i duhet një ‘Vetting’ rrënjësor i cili do t’i përjashtonte të gjithë ata arsimtarë të paarsimuar që nuk e kanë vendin në arsim, sepse arsimi është ‘abc’ e një shteti, një kombi”, përfundoi Binak Maxharraj për “Bota sot”.