Ballina

Ana e errët e QKUK-së: Pacientët me kancer me mungesë të ilaçeve, futen në borxhe për t’i blerë ato

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:43 / 6 January 2023

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shumë mangësi. Që nga infrastruktura e deri tek mungesa e ilaçeve, qoftë edhe atyre më bazike për pacientët. Vendi edhe 23 vite pas luftës nuk ka arritur që të krijojë një sistem të mirëfilltë shëndetësor për qytetarët e tij, shkruan Nacionale.

Situatë më e rëndë është për kategorinë e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet malinje si ajo e kancerit. Shumica nga ta, trajtohen në Klinikën e Onkologjisë së QKUK-së.

Në këtë klinikë ka mungesa të mëdha, duke u nisur nga mjekët e infermirerët e deri tek ilaçet për këta pacientë.

Nga Deçani për trajtim mjekësor në Prishtinë

Për tri vjet, Isa Tolaj, e merr rrugën nga Deçani për në Prishtinë, për ta sjellë bashkëshorten e tij në Klinikën e Onkologjisë.

Isai për EO thotë se shumë shpesh detyrohet që ilaçet për trajtimin e gruas detyrohet t’i blejë vet, ngase onkologjia e QKUK-së nuk i ka. E kostoja e tyre po del të jetë mjaftë e lartë.

Ai si çdo familjarë që merr shërbime në këtë Klinikë, detyrohen t’i blejnë vetë ilaçet që shpesh herë kanë kosto të lartë.

“E kam shoqen këtu që tri vite. Ne detyrohemi me ble kur nuk ka, kur ka i falënderoj stafin mjekësor të cilët janë shumë të kujdesshëm. Kur nuk ka barna nuk janë fajtor këta (mjekët) por është fajtori është diku tjetër. Janë kosto të shtrenjta por deri tash nuk ka qenë nevoja që me ble shumë, kështu që tash po e shoh pacientët tjerë kur po vijnë, ka ndodh që për shkak të mungesës së barnave me u shty terapitë”, deklaron ky familjar i pacientit.

Sëmundja nuk pyet- ajo kërkon trajtim. Por trajtimi për këto raste është mjaftë i kushtueshëm për një pacient i cili punon si puntor higjiene e qe po trajtohet në Onkologjinë e QKUK-së.

Ai thotë se me pagën që e merr ai, detyrohet të blejë barna pasi në Onkologji nuk i kanë.

“Me emër nuk e di por e di që ka kushtuar 30 euro një barna. Këto 30 euro nuk janë pak për buxhetin tonë edhe për rrogat që i kemi. Realisht unë e kam sjellë shokun këtu pacient, po i ndihmojë me i ble barnat, normal me pare të tij dhe shoku është punëtor i higjienës, pra me rrogën e higjienit duhet me u shëru”, tha ai, teksa shtoi se mjeku kujdestar i ka thënë që dy lloje të barnave janë detyruar t’i blejnë.

Por ka edhe të atillë që vetëm një ilaç janë detyruar ta blejnë deri në 160 euro, pasi i njejti në Onkologji-mungon.

“Ilaçi më i shtrenjtë ka qenë 160 euro, që shumicën e rasteve e kemi blerë, nuk ka pas këtu në QKUK. Nuk ka pas as deksazon por që kujdesi është shumë i mirë. Por shpresoj se tash e mbas kjo Qeveri si ka premtuar ka me na dalë në ndihmë, sepse kemi menduar se janë vetëm tri terapi por kjo po vazhdojke shumë. I kam blerë 8 terapi dhe i kam të gjitha raportet dhe incizimet po duhet me i bë privat sepse mjeku po kërkon brenda dy-tri dite rezultatin, e me dashtë me e kry në QKUK po duhet me bë termin, ndërsa termini vjet ka qenë nga tetori deri në gusht nuk ka pas termin të lirë”.

Nuk është hera e parë që në Klinikën e Onkologjisë së QKUK-së mungojnë medikamentet edhe më bazike për trajtimin e kancerit./Nacionale.com/