Lajme

Egla thotë që e ka xhan Romeon: Banori i kundërpërgjigjet “Nuk e ha njeri këtë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:11 / 16 April 2024

Romeo dhe Egla janë përfshirë në një debat gjatë kësaj jave sa i përket pakënaqësive të banores ndaj aktorit për përzgjedhjen e saj për ta shpëtuar nga nominimi të fundit.

Megjithëse Egla shprehet se e ka xhan Romeon, sipas saj ai po shkel miqësinë e tyre me fjalë dhe vepra.

Nga ana tjetër, Heidi e gjendur në mes dy personazheve, dashurisë nga njëra anë dhe miqësisë me Eglën nga ana tjetër thekson se: “Egla ka 0 tolerancë. E kuptoj çfarë bën, por janë disa momente me njerëz që i ka xhan, që duhet të jetë e ndjeshme.”

Egla: Që unë e kam xhan Romeon, kjo nuk do ndryshojë.

Romeo: Nuk e ha njeri këtë…

Egla: O Romeo, mami dhe babi kur zihen tek shtëpia çfarë bëjnë, i kthejnë kurrizin njëri-tjetrit? Jo sqarohen. Unë dhe ai kemi një diferencë të madhe moshe. Shpesh ai ka një fjalor tjetër me mua dhe unë e kam të vështirë ta kuptoj. Unë nuk pres gjë nga Romeo, po ashtu, nga Heidi nuk pres gjë, pres të qëndrojë në krah të Romeos gjithmonë. Unë do e çoj deri në fund sqarimin me Romeon sepse është çështje parimesh. Romeo i bërtet, nuk di të respektojë me vepra, miqësinë e shkel me fjalë dhe vepra.  Konsiderata që kam për Heidin, nuk ma lejon ta them që është një peshë për Romeon sepse dhe pa Romeon ajo ecën përpara.