Lajme

Abdullahu: Të këqijat e Albin Kurtit do të marrin fund, nëse Kosova qeveriset nga PDK-ja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:04 / 29 April 2024

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu thotë se Qeveria Kurti ka për qëllim që popullin e Kosovës ta bëj konfuz.

Abdullahu për emisionin “Expose”, prodhim i GazetaBlic, thekson se, Qeveria e Albin Kurtit ka frikë të hyjë në zgjedhje, madje siç thotë ai, ata kanë gjetur edhe një formulë “djallëzore” për qeverisje.

“Kur është fjala për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, nga kjo qeveri vazhdueshëm kemi qasje, prononcime, shpalime idesh nga më të ndryshmet që kanë një qëllim, konfuzitetin. Duan që ti vendosin të gjithë para konfuzionit se jemi të gatshëm, ndoshta nuk jemi, ndoshta nuk është koha. Arsyea pse kjo qeveri ka frikë për të hy në zgjedhje është se tani ka gjetur formulën djallëzore si të qeverisë. Psh i falë Kishës Ortodokse Serbe 24 hektar dhe merr vizat thotë që do e nënshkruaj Asociacionin që faktikisht është autonomi për serbët në Kosovë që të sigurojë hyrjen në Këshillin e Evropës. Më pas e liçenson veten për hajni dhe krejt këtë e kamuflon me populizëm majtist ekstrem”, tha Abdullahu.

PDK-ja është e gatshme për të shkuar në zgjedhje, kështu të paktën thotë zëdhënësi i kësaj partie, teksa shton se janë serioz për këtë proces, pasi e cek se Kosova po qeveriset nga një Qeveri e korruptuar

Abdullahu përmendi edhe raportin e fundit të Departamentit të Shtetit, ku sipas tij, tregon që vendi është mirë që sa më shpejt të shkojë në zgjedhje.

“Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje dhe jemi serioz në këtë qasje prandaj edhe zoti Krasniqi ka bërë të ditur datën e saktë për zgjedhje nëse e kanë seriozisht atëherë hajde po shkojmë në zgjedhje. Ne e kemi seriozisht sepse si Parti Demokratike vazhdueshëm po themi që kjo qeveri është e korruptuar. Dje doli se ashtu është, Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij tha se kemi të bëjmë me korrupsion serioz qeveritar, kemi të bëjmë me involvim të politikës në gjyqësor për më keq këta qeveritar po i mbrojnë në mënyrë të vazhdueshme ata që janë ndesh me ligjin. E akuzojnë gjyqësorin ndërkohë që individ brenda qeverisë i përkrahin herë duke i shpallur ‘malsor të ndershëm’ herë duke thënë se nuk ka më të ndershëm se kjo zonjë apo ai zotëri. Në të vërtetë ne si PDK jemi të bindur se sa më shpejt që shkojmë zgjedhje aq më mirë”, tha Abdullahu.

“Oferta jonë është shumë serioze, oferta e PDK-së për zgjedhjet e ardhshme është e re dhe është përmbajtësore sepse ne ofrojmë ekspertin, politikanin e njohur tashmë, të pakorruptuar, të ngritur profesionalisht zotin Hamza. Kjo është oferta jonë serioze prandaj mendojmë se të gjitha të këqijat ky vend që po i merr nga kjo qeveri do të marrin fund me ofertën që e ka bërë PDK-ja”, shton Abdullahu për GazetaBlic.