Lajme

Pak pasi u bë baba, Luizi bën njoftimin e rëndësishëm!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:58 / 30 April 2024

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur këngëtari i dashur për publikun përmes një postimi në rrjetet sociale.

Moderatorja e njohur ka sjellë në jetë një vajzë. Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka postuar në “Instagram” një foto ku shfaqet dora e tij dhe e Kiarës teksa mbajnë dorën e bebit të porsalindur.

Vetëm pak minuta më parë, pak orë pasi u bë baba, Luizi ka postuar një video nga spitali, ku ka bërë një njoftim për të gjithë fansat. Ditën e nesërme ai ka komunikuar se do të jetë live së bashku me Kiarën për të falenderuar të gjithë ndjekësit për urimet e bukura për lindjen e vajzës së tij.