Lajme

Rrëfimi prekës i Sami Lushtakut: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:59 / 30 April 2024

Në 25 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10 ka realizuar një emision special tek familja e tij në Prekza të Skenderajt.

bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku ka bërë rrëfimin prekës duke kujtuar momentet me Ilazin.

Lushtaku ka thënë se në shenjë mirënjohje për të rënët, shkon gati çdo ditë në 2 e 3 të natës tek varrët e shokëve të rënë për lirinë që ne e gëzojmë sot.

“Unë gati nuk po them çdo ditë, por në javët ndoshta edhe në 2 e në 3 të natës shkojë para vorreve të shokëve”, ka thënë Lushtaku.

Ai ak thënë se ideali i luftëtarëve dhe të rënëve për lirinë është realizuar në 95 për qind.

“Për secilin pjesëtarë të UÇK-së për secilin shqiptarë, unë mendojë se ideali i atyre burrave që kanë rënë, është realizuar 95 për qind. Baballarët tonë nuk e kanë menduar asnjëherë që do të ketë President të Kosovës, Kryeministër, Polici të Kosovës që do të ketë edhe Ushtri të Kosovës.

Unë mendojë që familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të Kosovës kjo i bën  me u ndje edhe më mirë, por edhe të lumtur se gjaku i tyre nuk ka shkua huq”, është shprehur Lushtaku. /GAZETA10/

“Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve” – Rrëfimi prekës i Sami Lushtakut