Lajme

Lladrovci për Ali Ahmetin: Të tjerët flasin për histori, ti ke ndërtuar histori

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:06 / 5 May 2024

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur admirimin e tij për Ali Ahmetin, kryetarin e BDI-së, partisë kryesore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se Ahmeti ka lënë gjurmë të forta në histori, në dallim nga ata që thjesht flasin për të.

Lladrovci ka pasur një kërkesë ndaj Ahmetit.

“Vëlla Ali, Mos u çudit që disa personazhe të jetës tonë politike, duan ta ndërtojnë me fjalë, pas mejdanit, mungesën e pariparueshme të atdhetarizmit”, shkroi Lladrovci.

“Ti je kontribues i madh dhe i patejkalueshëm për historinë e re të Kosovës, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut. Andaj, fjalamanët nuk mund ta mjegullojnë të kaluarën tuaj të shkëlqyer, as rrolin tuaj historik në proceset historike të shqiptarëve për liri”, shtoi ai.

Për fund Lladrovci i uroi suksese e shëndet Ali Ahmetit.

“Sot, nga Tropoja e Bajram Currit e Tahir Sinanit, ju uroj suksese e shëndet, ashtu sikur të gjithë bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve që i duan shqiptarët brenda vlerave euro-atlantike! Të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori!”, shkroi Lladrovci.