Lajme

“Do doja të rikthehesha në Top Channel”, Juli rrëfen planet e tij pas mbarimit të BBV!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:59 / 20 May 2024

Në Top Albania Radio po vijon transmetimi i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 18:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione. Në këtë episod të fundit, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin dy moderatoret prezente në shtëpi, të cilat intervistuan një e nga një banorët finalistë.

I pyetur se çfarë ndodh nëse ai fiton Big Brother, çfarë do të bëjë më pas me jetën e tij, Jul Deda u shpreh:

S’e kam llogaritur, por një gjë e kam llogaritur. Që si ta fitoj, si mos ta fitoj, nuk ka rëndësi ajo, mbas 25 majit për hir të vërtetës është një verë e gjatë, por do të mendoj për ndonjë projekt timin. Nuk dua të shkëputem nga televizioni. Kushdo televizion të jetë, por bisedën e parë dua ta bëj me Top Channel, me shtëpinë time të parë. Do doja shumë të rikthehesha në Top Channel patjetër. Nuk dua të shkëputem. E kam thënë këtu me qindra herë. Televizioni mu ka bërë si drogë. Nuk rri dot pa të. Një herë në javë e dua me sesbën.