Lajme

Rexha, Sadikut për shqiponjën para tifozëve serbë: Gjest i gabuar dhe joprofesional

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:08 / 29 June 2024

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, e ka kritikuar veprimin e drejtorit të futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, i cili e bëri shqiponjën me duar përpara tifozëve serbë në ndeshjen Serbi – Angli.

Rexha tha se gjesti ishte absolutisht i gabuar dhe joprofesional, e që sipas tij, nuk duhej të bëhej, pasi tha se nuk është detyrë e gazetarit të tregojë emocione e as të tregojë atje që është shqiptar.

“Ka forma të tjera. Arlindi nuk e përfaqëson popullin shqiptar atje, por veten si individ por televizionin ku punon. Nuk është stadiumi vendi i duhur për ta treguar se kush, sa shqiptar është. Gjesti absolutisht konsideroj se është joprofesional. Nuk lidhet me gazetari”, tha Rexha në Rubikon.

Ndërsa, Sadiku tha se mendon që UEFA ka gabuar me heqjen e akreditimit të tij, pasi tha se UEFA bën thirrje për gjithëpërfshirje e jo për përjashtim të njerëzve nga detyra, sidomos për gazetarët, për të cilët tha se duhet të mbrohen në çdo formë.