Lajme

Ilnisa dhe Meritoni po bëhen prindër? Reagimi i papritur i ish banores…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:13 / 25 July 2024

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpi kur ishin konkurrentë, dhe lidhjen e tyre e vijuan pas daljes.

Pak ditë më parë çifti ishte në Turqi për disa ditë pushimesh.

E ftuar ditëne e djeshme në “She’s On Top”, moderatorja Argjira Spanca e komplimentoi Ilnisën duke i thënë se ka bërë një ndryshim kohët e fundit në pamje, dhe se duhet shumë bukur.

“Është nga brenda, dashuria të zbut, të ndryshon të zbukuron. Kemi ardhur nga një pushim i shkurtër në Bodrum, ku frynte një erë dashurie nga ato që të rrëmbejnë”, tha ajo.

“Ka ndonjë gjë të re nga ky fllad i dashurisë?”, e pyeti më tej Argjira.

“Nuk e di pse u emocionova… jo nga ty, por nga pyetjet, në sensin që kërkon ato përgjigje që nuk t’i jap dot publikisht, por që… mund edhe të ketë”, tha Ilnisa.

“T’i ndaj sikletosesh se e di që unë i di gjërat dhe ke merak se mos nxjerr ndonjë gjë”, tha Argjira duke qeshur.

Por këto përgjigje me nënkuptim, po japin shenja se Ilnisa mund të jetë në pritje të ëmbël?! Këtë duhet ende të presim edhe pak për ta zbuluar, megjithatë Ilnisa konfirmoi se tashmë ajo dhe Meritoni po bashkëjetojnë dhe janë më të lumtur se kurrë.