Lajme

‘Ku je mo, pse ke humb’, pse nuk vjen në debat?’ Këlliçi sfidon live Veliajn

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:44 / 1 May 2023

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri TV, teksa po fliste për sfidat e fushatës, e ftoi përsëri Erjon Veliajn në debat.

Këlliçi i tha drejtuesit të emisionit, Flavios, nëse ia kishte numrin e telefonit kryebashkiakut aktual, që t’i kërkonte një debat për Tiranën, problemet e qytetit, dhe për çdo çështje që shqetëson atë dhe banorët.

Edhe për diplomat, tha Këlliçi.

Në një moment duke u drejtuar nga kamera, kandidati i opozitës u shpreh; Ku je mo, pse ke humb, hajde në debat, ku të duash, në cilën studio të duash, për çdo temë që të duash!

Debati mes dy kandidatëve për Bashkinë e Tiranës është një gjë që po kërkohet shumë nga opinioni publik.

Në sondazhet e fundit, del se rreth 70 përqind e qytetarëve e kërkojnë këtë debat.

Nga ana tjetër, prej fillimit të fushatës, Belind Këlliçi e ka kërkuar këtë ballafaqim, në mënyrë të përsëritur.

Por gjithnjë, Veliaj, i pyetur nga gazetarët, është shmangur, ka bishtnuar pa argumente bindëse.

Debati i shërben shoqërisë në një demokraci dhe e ndihmon votuesit në zgjedhjen dhe vendimin që ai merr.