Lajme

Tahiri: Kosova nën qeverisjen e Vetëvendosjes- parajsë për matrapazët, ferr për punëtorët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:31 / 30 November 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ka postuar fotografinë e një nga zjarrfikësit që ka protestuar para Qeverisë, i cili mban në dorë një pankartë ku krahason rrogën e tij me rrogën e Gani Jakupit, këshilltar i jashtëm në ambasadën e Kosovës në Belgjikë.

Tahiri ka shkruar se “Kosova nën qeverisjen e VV’së është parajse për matrapazët e ferr për punëtorët”.

“Kosova nën qeverisjen e Vetëvendosjes – parajsë për matrapazët, ferr për punëtorët”, ka shkruar Tahiri sipër fotografisë.

Ndryshe, sot kanë protestuar zjarrfikësit për rritjen e pagave.