Lajme

Torte: Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë i vetmi bastion i përkushtuar për t’i dalë zot Kosovës edhe karshi tradhtive që po ia bëjnë sot Kosovës edhe BE dhe SHBA për interesa të tyre.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:32 / 30 November 2023

PDK, LDK, AAK dhe Nisma, aspak nuk ia kanë dertin e Kosovës dhe popullit të shumëvuajtur të Kosovës, kur e kritikojnë padrejtësisht Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, por qëllimi i vetëm i tyre është ta pengojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij për reformat që synon t’i bëjë në Drejtësi, Prokurori dhe Gjyqësi, ku janë ngulitur me vite sekserët e Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmit Limajt.

PDK, LDK, AAK dhe Nisma, më kot shpresojnë se me rrëzimin e Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij do të shpëtojnë pa dale para drejtësisë dhe ligjit për të zezat dhe dëmet që ia kanë shkaktuar Kosovës gjatë qeverisjes së tyre 20 vjeçare.

PDK dhe Memmli Krasniqi me shokë edhe sot e kësaj dite nuk janë distancuar nga politika tradhtare e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit ndaj Kosovës, edhe pse mbi ta rëndojnë aktpadi të rënda penale, nga të cilat nuk mund t’i shpëtojë as numri aq i madh i avokatëve të angazhuar, as edhe milionat e eurove që po i paguajnë taksapaguesit e Kosovës për mbrojtësit e tyre.

LDK dhe Lumir Abdixhiku me shokë, tërësisht e kanë shlyer frymën rugoviane në LDK, sepse nuk kanë bërë asgjë që të zbardhen qindra vrasje të aktivistëve të LDK-së, duke filluar nga Tirana gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovën e lirë e të pavarur, duke mos e anashkaluar vjedhjen e parave të “3%” që mërgata i dërgonte shqiptarë i dërgonte për luftën e UÇK-së.

Pa u zbardhur vrasjet e aktivistë të LDK-së dhe pa u distancuar nga politika e tradhtarit Isa Mustafa dhe shokëve të tij, LDK kurrë më nuk do të ringjallet.

AAK dhe Ramush Haradinaj me shokë , po e mashtrojnë veten se mund të rikthehen në pushtet, pas tërë atyre akuzave për keqqeverisje, korrupsion dhe hajni multi milionëshe, si edhe për tradhtinë që Ramush Haradinaj e bëri duke ia dhuruar Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

Nisma dhe Fatmir Limaj me shokë, po e mashtrojnë veten kur mendojnë se pas keqqeverisjes dhe korrupsionit të tyre dhe pas debaklit që pësuan në zgjedhjet e fundit, do ti mashtrojnë votuesit për tu rikthyer në pushtet.

Të gjitha të zezat dhe peripecitë me të cilat po bllafaqohen sot Albin Kurti dhe Qeveria e tij, janë pasojë e tradhtive, keqqeverisjeve, hajnive dhe korrupsionit të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s, që duhet të ndëshkohen publikisht dhe nëpërmjet ndritjes së padive penale për tradhti dhe hajni.

Të bashkohemi tërë shqiptarët rreth Flamurit të Kuq me Shqiponjën dy Krenore në mes

Në Ditën e Flamurit të Skënderbeut dhe në Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ta forcojmë bashkimin tonë mbatë kombëtar shqiptar dhe ta shtojmë maksimalisht vigjilencën tonë në mbrojtje të Kosovës, në lirimin e Shqipërisë nga pushteti i korruptuar dhe autokrati Edi Ramës, si edhe në mbrojtjen e trojeve shqiptare të gllabëruara nga fqinjët.

PDK, LDK, AAK dhe Nisma, me qëndrimet e tyre kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij karshi themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, më shumë po përpiqen dhe dëshirojnë që ky asociacion të themelohet, edhe pse ky Asociacion është tepër i rrezikshëm për shtetin e Kosovës. Opozita në Kosovë shpreson se nëse Albin Kurti lejon të themelohet Asociacioni, atëherë votuesit do të kthehen kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij.

Albin Kurti e din më së miri se si duhet t’i kryejë detyrat dhe punët e veta, ndaj opozita në Kosovë, edhe pse nuk po i bashkohet Albin Kurtit në betejën që po e zhvillon me Serbinë, me BE-në dhe me SHBA-të, kjo opozitë, duhet të paktën që të mos e pengojë Albin Kurtin në strategjinë e tij karshi themelimit të Asociacionit serb.

PDK, LDK, AAK dhe Nisma me qëndrimet e tyre lidhur me themelimin e Asociacionit serb në Kosovë, më shumë janë pro Serbisë gjenocidale se sa pro Kosovës heroike.

Albin Kurti disponon me aftësi intelektuale dhe udhëheqëse dhe nuk ka fare nevojë për sugjerimet penguese e dashakeqe të opozitës në Kosovë.

Albin Kurti nuk do të lejojë që në Kosovë të themelohet Asociacioni serb. Albin Kurti edhe pse i vetmuar, me të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën do të ngadhënjejë ndaj armiqve të Kosovës ngjeshën siç ngadhënjeu Davidi kundër Goliatit.