Lajme

Përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:03 / 20 May 2024

Donald Veshaj ka qenë i ftuar ditën e sotme (e diel) në ‘Fan Club’, ku ka folur për rrugëtimin e vëllait të tij në këtë format si dhe ka komentuar situatat në shtëpi.

Ai pati një përplasje me opinionistin e këtij formati, Ronaldo Sharkën, i cili siç duket e quajti Egla Cenon fenonem.

Një replikë e menjëhershme nuk mungoi nga moderatori, i cili shtoi: “Fenomen me 70 k në Instagram”.

E më pas gazetari ia ktheu që këto nuk kanë të bëjnë me lojën e tyre brenda.

Debati i tyre vijoi duke përfshirë më pas edhe gjëra të tjera që kanë ndodhur.

Ka mbetur vetëm edhe një javë deri në finalen e këtij edicioni që do të jetë më 25 maj (e shtunë).

Pesë finalistët janë: Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi.