Lajme

“Kurorën e mbajnë Donald Veshaj dhe Kiara Tito”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:04 / 20 May 2024

E ftuar në emisionin “S’e kam me ty”, stilistja Enxhi Valteri ka folur për personazhet e BBV dhe stilin e tyre në veshje.

“Nga djemtë duke marrë parasysh edhe edicionin e parë edhe të dytë sigurisht që kurorën e mban Donaldi. Kristi për shembull është një stil që nuk përqafohet nga të gjithë dhe i duket i çuditshëm por në Europë është shumë mirë. Ai është tek ata personat jo vetëm të veçantë por dhe shumë stylish. Pavarësisht se këtu nuk e kuptojnë“, tha ajo.

“Nga vajzat tek edicioni i parë dhe tek edicioni i dytë, më shumë tek i dyti kemi Jorin që është veshur shumë mirë, kemi Kiarën që ka qenë gjithmonë e pastër, estetike dhe nuk ka bërë gabime. Kiara është e ëmbël dhe portreti i saj sikur i rri dhe i shkonte me veshjet që zgjidhte. Nuk ka bërë gabime fare.“, vijoi më tej.