Lajme

Gazetari shqiptar: Abdixhiku e hoqi foton e Rugovës pak minuta para intervistës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:08 / 11 June 2024

Gazetari i njohur shqiptar Çim Peka ka rrëfyer publikisht një histori me kreun e LDK’së Lumir Abdixhikun të cilin e kishte intervistuar.

Me rastin e organizimit të konferencës dedikuar presidentit historik Ibrahim Rugova nga LDK, Peka ka shfrytëzuar këtë momentum për të treguar se si Adbixhiku kishte larguar nga muri fotografinë e Rugivës disa minuta para intervistës.

Sipas Pekës, Abdixhiku e kishte bërë këtë veprim që ‘LDK të identifikohej tashmë me të dhe jo me Rugovën’.

“Kjo foto është marrë nga intervista e parë e Abdixhikut si kryetar i LDK në zyrat e selisë. Tek muri pas Lumirit ishte foto e Rugovës (duket edhe gozhda ku ishte varur), vetëm pak minuta para intervistës stafi i tij e hoqi. Abdixhiku donte që LDK të identifikohej tashmë me të dhe jo me Rugovën”, shkruan mes tjerash Peka në Facebook.

Në fund të statusit, Peka thotë se Kosova ka nevojë për “rugoviste” te vërtetë!