Lajme

Sara Gjordeni influencohet nga Arbana Osmani, reagon moderatorja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:02 / 26 July 2024

Kushdo që ka parë të paktën një herë profilin e Sara Gjordenit, me siguri e ka vënë re pasionin e saj për gatimin.

Ish banorja ka ‘highlights’ në Instagram disa nga pjatat e përgatitura nga ajo vet dhe duken mjaft të shijshme.

Sa i përket Arbanës, nuk ka nevojë as të thuhet kjo, pasi nëse dikur për moderatoren gatimi ishte një pasion, sot është përkthyer në një biznes mjaft të suksesshëm brenda një kohe shumë të shkurtër.

Veç kësaj, Arbana vijon të ndajë në Instagramin e saj herë pas here receta për ndjekësit e saj, në një prej të cilave është influencuar edhe Sara Gjordeni për një sallatë, të cilën e ka postuar në Instastory e shkruan: “U influencova” duke bërë tag Arbana Osmanin.

Postimin e Sarës e ka shpërndarë edhe Arbana, ku shkruan: “Të bëftë mirë baby mama”, krah një emoji përqafimi.

Shiko foton:

Screenshot