Lajme

Politika në Shqipëri është krim

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:11 / 26 July 2024

NGA: SKËNDER KAPITI

Politika, regjimi i së cilës monton në shtet sistemin e korrupsionit është politikë e krimit, sepse korrupsioni është krim dhe korrupsioni kërcënon sovranitetin shtetëror të shtetit.korrupsioni sjell pasoja shumë të rënda për shoqërinë, për drejtësinë;korrupsioni prish moralin , bën hajdutërinë dhe ushqen veset dhe fenomenet e rënda sociale dhe shkaktomn papunësi, varfëri, kultivim e trafikim droge, krimin ordiner dhe eksod.

Dhe a nuk është ky realiteti sot në Shqipëri ku autore dhe shkaktarja për këtë gjëndje është politika.

Në demokraci, pra në shtetin ligjor të gjitha veprimet që bien ndesh dhe janë kundër ligjit përbëjnë krime.

Krime janë veprimet dhe sjelljet me pasoja të dëmshme kundër personit, kundër shoqërisë,kundër shtetit dhe kundër demokracisë , madje krime përbëjnë edhe sjelljet e veprimet që janë kundër moralitetit njerëzor, që dhe stresojnë inteligjencën njerëzore, dinjitetin, personalitetin dhe arësyen e shëndoshë.

Krim është tradhtia publike dhe tradhtia e interesave kombëtare.

Krim është edhe krimi elektoral si manipulimi dhe trafikimi e shitblerja e votës; është krim vjedhja e parasë publike, krim është edhe shfrytëzimi i shtetit, i qeverisë, i pushtetit, mandatit të deputetit, i mandatit të kryebashkiakut e kuvendarit , shfytëzimi i detyrës së gjyqtarit dhe postit e detyrës shtetërore për të vjedhur e grabituar shtetin në tendera, në investime, në shëndetsi, arsim, në infrastrukturë e kudo, si dhe në pazare të ulta duke shfrytëzuar e përdorur ligjin dhe autoritetin e shtetit për interesa personale. Krim është përdorimi i shtetit , i pushtetit, i ligjit dhe i fondeve publike sikur të jenë pronë private e politikës dhe pushtetit.

Dhe këto a nuk i bëjnë politika dhe politikanët shqiptarë.